Fita rikthehet në “Big Brother”, rrëfen me lot në sy për mikun e ndjerë, Laurentin

Fitimi është rikthyer në “Big Brother”, ku ka rrëfyer një histori emocionuese për mikun e tij, Laurentin, me të cilin dikur ishin bërë si një banor i vetëm.

Laurenti humbi jetën disa muaj më parë në një aksident me motor, ndërsa Fita kujtoi momentet e bukura që kishin kaluar së bashku.

Ai tregoi se që nga momenti i parë që e kishte takuar, e kishte kuptuar se Laurenti do të bëhej shoku i tij i ngushtë. Fita zbuloi gjithashtu se ai dhe Egzoni kishin menduar ta linin punën që bënin, por nëna e Laurentinit kishte insistuar që ata ta vazhdonin atë.

Fita tha se Laurenti u kishte mësuar se sa bukur është të jesh pjesë e jetës së dikujt. Teksa rrëfente për të, ai nuk arriti t’i mbante lotët.

Leave a Comment