Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në shesh ku po kërkohej miratimi në lexim të dytë i Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai e ka bërë Qeverinë përgjegjëse për eskalimin e situatës, ndërsa sjelljen e policisë ndaj protestuesve e ka quajtur “të turpshme”.
“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK. Është e turpshme se sot kur jetojmë në liri që e solli UÇK, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”, shkroi ai sipër fotove të postuara në llogarinë e tij në Instagram.
Po ashtu, Endrit Thaçi bëri thirrje për të dalë në protestën e sotme, e cila u paralajmërua nga ora 12:00.

