EKSKLUZIVE: Sherr i madh pas ndeshjes mes tifozëve të Drenicës dhe Prishtinës së Re, raportohet për të lënduar dhe të arrestuar

Një incident i rëndë është raportuar pas përfundimit të ndeshjes mes Drenicës dhe Prishtinës së Re, ku sipas informacioneve fillestare ka shpërthyer një përleshje mes tifozëve të të dyja skuadrave.

Burime bëjnë të ditur se nga sherri ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitet policore për të vënë situatën nën kontroll.

Po ashtu, raportohet se disa persona janë shoqëruar dhe arrestuar nga Policia lidhur me incidentin.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet reagimi zyrtar i autoriteteve kompetente.

 

 

Leave a Comment