Dyshohet se e kapi për fyti Lecin, ish-futbollistja: Kam 9 dëshmitarë

Ish-futbollistja dhe drejtoresha e Klubit të Futbollit të Femrave Gramshi, Edonisa Aliu, ka rrëfyer incidentin ku i përfshirë ishte edhe analisti Liridon Leci.

Aliu, e cila sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë dyshohet se e kapi Lecin për fyti dhe e goditi, ka deklaruar se është vetë viktimë e rastit.

Ajo tha se pret publikimin e pamjeve të incidentit, të cilat, sipas saj, do të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës.

“Unë i kam nëntë dëshmitarë… unë i pres pamjet filmike të gjitha dhe të zbardhet e vërteta. Pas emisionit, unë jam degjeneruar. Më ka prekë në moral, më ka prekë në familje. I kam dëshmitarët aty. Ka pasur kontakt fizik. I kam dëshmitarë Ndrecën dhe Farukun aty.. [kontakt fizik] nga ana e Liridon Lecit”, ka thënë ish-futbollistja.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se Edonisa Aliu, duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë Liridon Lecin.

Leave a Comment