Drejtori i shkollës në Gjakovë dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, deklarohet Prokuroria

Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur në Damian të Gjakovës.

Raportohet se Nazmi Pnishi, drejtor i shkollës, e ka ngacmuar një vajzë të mitur.

Lidhur me rastin është aktivizuar Prokuroria.

“Policia e Kosovës dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, janë duke u ndërmarrë veprimet dhe verifikimet e nevojshme lidhur me këto informacione. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Leave a Comment