DETAJE nga ngjarja e rëndë në Fier, 40-vjeçari ishte në proces divorci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar, Taulant Halka, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në banesën e prindërve të tij në fshatin Portez.

Sipas policisë, Halka jetonte në Vlorë me familjen e tij, por prej kohësh kishte mosmarrëveshje në çift dhe ndodhej në proces divorci. Çifti kishte zhvilluar edhe një seancë gjyqësore për zgjidhjen e martesës, ndërsa bashkëshortja kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje.

Një ditë më parë, ai ishte larguar nga Vlora dhe kishte shkuar në Fier, te prindërit e tij. Mbrëmjen e djeshme, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka përdorur një armë gjahu, në pronësi të babait, për të kryer aktin fatal.

Leave a Comment