Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë nisur planet për martesën, ndërsa vetë aktori ka zbuluar disa detaje rreth ceremonisë së shumëpërfolur.
Së fundmi, Donaldi tregoi se mes tyre ka mendime të ndryshme sa i takon organizimit të dasmës. Bora preferon një dasmë të madhe me shumë të ftuar, ndërsa ai dëshiron një ceremoni intime me rreth 20 persona.
Sipas tij, në dasmat e mëdha jo të gjithë të pranishmit gëzohen sinqerisht për çiftin, ndaj ai anon më shumë drejt një feste të vogël dhe familjare.
Deklarata ka ngjallur interes te publiku, ndërsa fansat presin të mësojnë se cili variant do të fitojë në fund.