Bledi Mane kritikon VIP-at: Atyre u është haruar kush i ndihmoi për vite

Në një moment të tensionuar për Shqipërinë, gazetari Bledi Mane ka shprehur një reagim të fortë ndaj figurave të njohura të showbizit dhe muzikës, të cilët, sipas tij, kanë përfituar nga qeveria për një periudhë të gjatë.

Mane, i njohur për mbështetje të shprehur ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, këtë herë ka vendosur të kritikojë VIP-at që, sipas tij, po i kthejnë shpinën qeverisë pas një bashkëpunimi të gjatë dhe të frytshëm.

“Dita erdhi kur e shitën padronin e tyre, e shitën partinë dhe sponsorin,” shprehet ai, duke i akuzuar për mosmirënjohje ndaj atyre që i kanë ndihmuar për vite me radhë.

Ky reagim vjen në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga protestat e rinisë dhe studentëve, të cilat kërkojnë ndryshime në qeverisje, duke theksuar çështje si korrupsioni dhe arsimi. Disa figura të njohura të showbizit shqiptar janë bashkuar gjithashtu me protestuesit.

Mane nuk specifikon emrat e artistëve që i referohet, por mesazhi i tij është i qartë: disa nga ata që tani distancohen nga pushteti kanë qenë dikur përfitues të tij. /Prive By LS

Leave a Comment