Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me nevojat e studentëve që po marrin pjesë në protestë.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë thirrje për sigurimin e ushqimit dhe ujit për protestuesit.
“Studentët kanë nevojë për ujë dhe ushqim! Kush të mundet, të afrohet për t’i sjellë!”, ka shkruar Kallaku.
Me këtë mesazh, ai ka kërkuar solidaritet dhe ndihmë për studentët që ndodhen në protestë.
