Avdullahu para Irlandës: S’kemi çka me u tutë, jemi gati

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media një ditë para ndeshjes ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për media, së bashku me selektorin Foda, u paraqit edhe futbollisti Leon Avdullahu, i cili tha se skuadra është e përgatitur për një përballje fizike dhe se nuk ka arsye për frikë.

“S’kemi çka me u tutë. Kemi bo përgatitje shumë mirë. Do të jetë një ndeshje fizike. Kemi shumë respekt për Irlandën, por jemi gati, nuk kemi çfarë të frikësohemi. Prurjet e reja i kemi pritur shumë mirë, jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën”, tha Avdullahu.

Kosova luan ndaj Irlandës nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e cila hap ciklin e këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Leave a Comment