Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt

Është arrestuar personi që sot nga hapësirat e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje për “pushkatimin” e deputetit Ramush Haradinaj.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme dhe ndaj tij, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, tashmë kanë nisur procedurat ligjore.

Kërcënuesi është Skender Llugiqi.

Leave a Comment