Arrestohet një grua në Graçanicë për dyshime të keqtrajtimit të fëmijëve të saj, policia jep detaje

Policia ka njoftuar se një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.

Sipas Policisë, të dyshuarës i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Fëmijëve u është ofruar ndihmë mjekësore në prani të një punonjësi social.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

‘Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se ka  keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

 

Leave a Comment