Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë një përgjigje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke theksuar se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioriteti kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Megjithatë, duke iu referuar privatësisë së familjes dhe të afërmve të saj në këtë periudhë të vështirë, Ambasada ka bërë të ditur se nuk do të ketë koment të mëtejshëm për rastin.
“Departamenti i Shtetit nuk ka prioritet më të lartë sesa sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve amerikanë.

Nga respekti për privatësinë e familjes dhe të afërmve gjatë kësaj periudhe të vështirë, nuk kemi koment të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim Strategjik të Ambasadës Amerikane në Prishtinë”, kanë deklaruar nga Ambasada Amerikane për Insajderin.