Alban Hyseni reagon për vrasjen e dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy persona.

Hyseni, në emër të Komunës së Gjilanit, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Ai ka thënë se humbja e dy jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht është një tragjedi që prek të gjithë.

“Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, deklaroi Hyseni. /Insajderi.org/

Leave a Comment