Aksident mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë: Policia jep detaje

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”.

Pllana tha se me rastin po merret Trafiku Rajonal.

Leave a Comment