A po rikthehet Limaj në PDK? Flet Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në emisionin Rubikon, Hamza nuk e përjashtoi mundësinë që Limaj të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Ende nuk kemi vendim, por kur të shpallen zgjedhjet natyrisht që janë tema që do të zhvillohen”, tha shkurt Hamza.

Një rikthim i Limajt në “shtëpinë e vjetër” do të konsiderohej si forcim i madh për PDK-në në prag të zgjedhjeve. Kujtojmë se Nisma aktualisht udhëheq me Komunën e Malishevës, çka e bën këtë subjekt një faktor të rëndësishëm politik.

Sipas vlerësimeve politike, do të ishte gabim i madh nëse kësaj radhe Fatmir Limaj nuk do të ftohej për bashkëpunim nga PDK-ja.

Leave a Comment