“Cilin djalë po e sheh?”, Benita ngacmon me postimin e fundit

Deklarata e Benitës gjatë një interviste për Prive by Liberta Spahiu, në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, u kthye menjëherë në një nga momentet më virale në rrjetet sociale.

E pyetur nga gazetari: “A je ndreq për atë djalin sonte?”, ajo u përgjigj në mënyrë spontane dhe me humor:

“Për cilin djalëëë?”, duke bërë që videoja të shpërndahej me shpejtësi në TikTok dhe Instagram.

Por duket se Benita ka vendosur ta vazhdojë këtë histori, duke e kthyer në një shaka edhe në rrjetet sociale.

Në një postim të fundit në InstaStory, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet elegante, e veshur me një fustan të zi klasik që i thekson linjat trupore. Krahas fotografisë, ajo ka shkruar:

“Tu e kqyr atë djalinëëë 😜”.

Me këtë mbishkrim, Benita duket se i është rikthyer me ironi momentit viral, duke iu përgjigjur në mënyrë humoristike pyetjes që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Edhe pse Benita nuk e ka përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, mbishkrimi i saj duket se i referohet Klodit, duke lënë të kuptohet se pikërisht për të bëhej fjalë kur u pyet nëse ishte bërë gati për atë djalin.

Me këtë postim, ajo ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te momenti viral, duke e shoqëruar me humor dhe një dozë misteri.

Leave a Comment