Konfirmon Prokuroria Special, Liburn Aliu u intervistua si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka intervistuar si të dyshuar ish-ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Sipas Prokurorisë, Aliu u intervistua lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare””, ka thënë zëdhënësja e këtij institucioni, Arbnora Luta për Gazetën Insadjeri.

Aliu pas intervistimit u deklarua për gazetarët e pranishëm, duke thënë se “asgjë nuk më ndërlidh me këtë proces” dhe tha se ka punuar “sipas ligjit”.

Leave a Comment