Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të mёrkurёn, më 24.06.2026.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.37 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.34 euro për litër.
MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.67 euro për litër.

 

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës sё sotme.

Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000.

Krahasuar me ditёn e djeshme, më 23.06.2026, çmimi i naftës ka qenë 1.38 euro për litër, pra për një cent më shtrenjtë se sot. E çmimi i benzinës ka qenё 1.33 euro pёr litёr, pёr njё cent mё lirё se sot.

 

Leave a Comment