Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Gëzim Mehmeti nga Drenasi

Ka ndërruar jetë të enjten, pas një sëmundjeje të rëndë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Mehmeti.

I lindur më 10 shkurt 1979 në Drenas, Mehmeti ishte pjesë e luftës çlirimtare dhe njihej për kontributin e tij gjatë asaj periudhe.

Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas kthimit të trupit të pajetë nga Franca, ndërsa për datën dhe kohën do të njoftohet në vijim.

Ngushëllime Familjes Mehmeti!

Leave a Comment