Fjoralba Ponari, moderatorja dhe influencere e njohur, ka shprehur një reagim të fortë në lidhje me akuzat për abuzime me tenderat që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ajo gjithashtu ka kritikuar paketën e re fiskale të propozuar nga qeveria e Edi Ramës, duke e quajtur atë të papranueshme në këtë kontekst.

Ponari ka publikuar një videomesazh ku iu referohet deklaratës së gazetares Klodiana Lala, e cila përmend një shifër alarmante prej deri në 1 miliard euro për abuzimet e dyshuara me tenderat. Kjo shifër e madhe e ka bërë atë të reflektojë mbi përmasat e këtij skandali, duke bërë një përllogaritje të thjeshtë për të ilustruar sa e madhe është kjo shumë.
“Dje po shihja deklaratën e Lalës për ish-numrin dy të qeverisë, që akuzohet për abuzime me tendera, deri në vlerën e 1 miliard eurove. Një miliard euro. Njëshi me nëntë zero mbrapa. E di sa i duhet një njeriu që të shpenzojë 1 miliard euro? I duhen 55 vite jetë, ku çdo ditë të shpenzojë 50 mijë euro. Pa bërë asgjë, pa shtuar as edhe një cent në pasurinë e saj. 55 vite, ku ditën duhet ta ketë kuotën e shpenzimeve 50 mijë euro. Ejj…”, shprehet Ponari.
Reagimi i Ponarit nuk përfundon këtu. Ajo e lidh këtë situatë me propozimet e qeverisë për Paketën Fiskale 2027, duke shprehur shqetësimin se vendosja e taksave të reja është e papërshtatshme në një kohë kur akuzat për abuzime me fondet publike janë të pranishme.
