I dashuri i Anjezës u bë pjesë e Prime-it të sontëm përmes një letre të dërguar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes saj, Anjeza mori konfirmimin se ai po e pret jashtë shtëpisë.

Në letër, ai i kërkoi asaj të vazhdojë lojën dhe ta çojë deri në fund, duke i dhënë mbështetjen e tij.
Si shenjë të veçantë konfirmimi, ai i dërgoi edhe kapelën e policisë.
