Dolce “godet” rrjetin me mesazhin e fortë: “Qëndro private, vishu me elegancë dhe ndërto ëndrrat e tua!”

Dolce ka zgjedhur të mos japë thjesht një postim, por një manifest të vërtetë për mënyrën se si duhet jetuar jeta. Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe plot vetëbesim, ajo rendit disa parime që, sipas saj, çdo njeri duhet t’i mbajë në fokus: privatësinë, elegancën, disiplinën dhe mbi të gjitha respektin për veten. “Qëndro private. … Read more

Kërkesa e Kurtit për PDK-në: Të mos humbasim kohë, propozoni kandidatin për nënkryetar të Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga PDK-ja që të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për vazhdimin e punës së institucioneve pa vonesa. Kurti tha se partitë parlamentare duhet të angazhohen në funksionalizimin e komisioneve dhe të mos e zvarrisin procesin me procedura. “Të punojmë dhe të … Read more

PDK pas votimit të Qeverisë Kurti 4: Gjithçka qe doli nga ky Kuvend do ta dërgojmë në Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se Albin Kurti “gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë manovra politike për ta jetësuar skenarin e tij politik”. Taniri tha se do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha vendimet nga Kuvendi që u shpall i konstituuar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga … Read more

Albana Osmani shpreh dëshirën për një bashkëpunim me Ledion Liçon në Big Brother

Albana Osmani ka hedhur dritë mbi mundësinë e rikthimit të saj në botën e “Big Brother”, duke shprehur një dëshirë të veçantë për të bashkëpunuar me Ledion Liçon. Gjatë një intervistë në programin “Se Luan Topi”, moderatorja zbuloi se ka një lidhje të fortë me këtë format dhe me kolegun e saj. Kur u pyet … Read more

Reagon Mozzik: Pas Marshit dje mu sha nana, gruaja, vajza e krejt fisi…

Pas pjesëmarrjes në Marshin për Çlirimtarët, Mozzik ka reaguar lidhur me komentet që ka marrë në rrjetet sociale. Reperi ka bërë të ditur se, pasi është kthyer nga marshi, ka parë reagime të shumta ndaj tij. Sipas Mozzikut, krahas komenteve mbështetëse, në disa prej tyre janë përmendur dhe ofenduar nëna, gruaja, vajza, familja dhe të … Read more

Votohet Qeveria Kurti 4

Qeveria Kurti është votuar në seancën e Kuvendit të Kosovës. Me 62 vota për, tetë vota kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e zgjodhi Qeverinë Kurti 4. Kryeministër do të jetë Albin Kurti, ndërkaq tre zëvendëskryeministrat e parë janë: Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka. Kabineti qeveritar i propozuar nga Kurti: Glauk Konjufca: Zëvendëskryeministër i parë … Read more

Albana Osmani: Më e mira në audicione, por kurrë shoqe me Arbanën

Në një intervistë të sinqertë për emisionin “Se luan Topi”, Albana Osmani ka ndarë mendimet e saj mbi marrëdhënien me Arbana Osmanin, duke theksuar se ngjashmëria e emrave nuk e ka shqetësuar kurrë. Osmani shpjegoi se ndryshimi i vetëm mes tyre është një shkronjë, por theksoi se pamja e tyre është krejtësisht e ndryshme. Ajo … Read more

Horoskopi ditor për sot e Diele

Dashi – E diela ju sjell energji pozitive dhe dëshirë për të kaluar më shumë kohë me njerëzit që doni. Një plan i papritur mund t’ju ndryshojë rutinën dhe t’ju sjellë humor të mirë. Në dashuri, mund të merrni një vëmendje të veçantë nga partneri. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Demi – Sot do … Read more

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. “Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”. Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të … Read more