Ish-komandanti i UÇK-së i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Rrustem Mustafa, pritet të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas Expressit marrëveshja mes Remit dhe PDK-së është finalizuar me sukses. Rrustem Mustafa ka shërbyer edhe më herët si deputet i PDK-së në dy legjislatura, ndërsa gjatë luftës çlirimtare ka qenë komandant i Zonës Operative të Llapit.