Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, detaje
Një foshnje ka rënë sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, e cila është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Lajmin është bërë i ditur nga komandanti i zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi. Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 15:40, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën në kohë.