Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për ditën e sotme, 11.08.2026. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.64 euro, ndërsa për një litër benzinë 1.44 euro. Çmimi maksimal i gazit është caktuar … Read more

Rama thotë se Supremja e ka refuzuar kërkesën e VV per anulimin e vendimit për biletat: Dashakëqij e të padijshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar vendimin e Gjykatës Supreme që të refuzojë kërkesën e asamblistëve të Kuvendit Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje rreth ndryshimit të biletave të transportit publik, vendim i marrë nga komuna. Rama ka thënë se kjo kërkesë është refuzuar, duke thënë se asamblistët e VV-së janë “dashakëqij” dhe të “padijshëm”. “Gjykata … Read more

Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm

Pas lajmit se Labinot Tahiri, së bashku me reperin 2 Ton, kanë dhuruar 5 mijë euro për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, ka reaguar edhe bashkëshortja e këngëtarit, Selvije Jao. Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka shprehur mirënjohjen për dy artistët, duke theksuar se e vlerëson veçanërisht faktin që njerëz të ndryshëm … Read more

Zjarr i madh në Krujë, flakët rrezikojnë shtëpitë

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë. Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar dhe të afrohen pranë disa shtëpive. Në terren ndodhen shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak … Read more

KFOR nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë në Manastirin e Deçanit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur sot integrimin gradual të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky proces vjen në kuadër të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të misionit. “Ky … Read more

Trepça suspendon përkohësisht dy punonjës, dyshohet se organizuan transportimin e xehes jashtë orarit

Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”. Vendimi është nxjerrë më 10 gusht 2026 nga Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës, me numër protokolli 7134. Sipas njoftimit, punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K. janë larguar përkohësisht nga puna, duke filluar nga … Read more