Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat

Sot në mëngjes, pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup, është gjetur trupi i Lirim Hajredinit, raporton 4news.mk. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Lirim Hajredini për më shumë se 16 vjet ishte drejtor operativ i televizionit Alsat. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar … Read more

Gjini tallet me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nuk e takon Kurtin pasi “takimet i shërbejnë vetëm si hapësirë për manipulime dhe interpretime të rreme pas përfundimit të tyre” Gjini ka  kërkuar që çdo lloj diskutimi politik të bëhet ekskluzivisht në mënyrë transparente dhe me praninë e plotë të kamerave. Gjini, duke bërë shaka me insistimin … Read more

Publikohet identiteti i të arrestuarit për spiunazh

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq. … Read more

MINT publikon çmimet e derivateve të naftës, shtrenjtohen sërish

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 13 gusht. Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.70 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se të mërkurën. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina. Sot çmimi i benzinës është 1.48 euro për litër, një cent më … Read more

Gruda: Pavarësisht dallimeve politike, Haradinaj është hero i gjallë i Kosovës

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili më 12 gusht bëri thirrje për pushkatimin e deputetit Ramush Haradinaj dhe më pas u arrestua nga Policia e Kosovës. Gruda tha se, pavarësisht dallimeve politike me Haradinajn, statusi i tij si figurë e luftës së Kosovës nuk … Read more

Horoskopi ditor për sot e Enjte

Dashi Një ditë me energji të fortë ju pret. Në punë mund të përballeni me një situatë që kërkon vendim të shpejtë. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë edhe më shumë çiftet. Beqarët mund të marrin një mesazh të papritur. Demi Sot do të kërkoni më shumë qetësi dhe stabilitet. Financat kërkojnë … Read more

Çitaku para ndërtesës së Qeverisë: Do të rrimë këtu, deri sa të vjen ai që i thotë vetes Kryeministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur nga hapësira para ndërtesës së Qeverisë, ku disa deputetë të kësaj partie po qëndrojnë në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit politike. Çitaku akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po i “uzurpon” zyrat e Qeverisë dhe tha se ai duhet të jetë në Kuvend, … Read more

Eurovision ndryshon rregullat/ Këto shtete mund të fitojnë konkursin por s’do mund të presin në shtëpi edicionin e ardhshëm

Eurovision nuk do të organizohet më automatikisht nga vendi që fiton konkursin. Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) ka ndryshuar rregullat e garës, duke parashikuar që shteti fitues mund të humbasë të drejtën e organizimit nëse ndodhet në një konflikt të armatosur ose në një situatë të ndjeshme gjeopolitike që mund të ndikojë sigurinë dhe zhvillimin … Read more