Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh

Gjashtë vjet pasi u shndërrua në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri, por me ndryshime të rëndësishme. Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Megi Pojani nuk do ta drejtojë më programin. Përveç moderimit, ndryshime priten edhe në autorësinë e formatit, rol që gjatë sezonit … Read more

Arrestohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohet se ushtronin veprimtari mjekësore në mënyrë të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme mjekësore. Sipas njoftimit ata janë arrestuar në një lokacion në Prishtinë, lidhur me dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në lëmin e ortoprotetikës pa licencën përkatëse.   “Gjatë inspektimit është vënë re dhe dyshohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me … Read more

Brikena emocionon me dedikimin për Mateon

Brikena ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël pranë Mateos. Ajo ka publikuar një fotografi krah tij, duke e shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por plot dashuri “Unë me zemrën time”, ka shkruar Brikena krahas fotos, duke treguar edhe një herë afërsinë e veçantë që ka me Mateon. Postimi ka marrë vëmendjen e … Read more

Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor

Këngëtari Sinan Vllasaliu pësoi një aksident me motor në muajin qershor, vetëm pak ditë para se të performonte në dasmën e Dua Lipës, e cila u mbajt në Sicili të Italisë. Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Këtë e ka rrëfyer këngëtarja Vjollca Haxhiu, e cila ishte e ftuar … Read more

Parashikimi i motit për sot

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës me vranësira të pakta lokale, kryesisht rreth zonave malore. Mëngjesi do të jetë i freskët. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-29 km/h. Temperaturat minimale do lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C. … Read more

Varreza masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Sipas Garës, pas ekzaminimit mjeko-ligjor, mostrat referuese biologjike dërgohen për testim të ADN-së në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar … Read more

Zajmina Vasjari, si rrallë herë i shfaq fëmijët në publik

Këngëtarja Zajmina Vasjari prej vitesh nuk është aktive në muzikë. Por, kohë pas kohe, ajo shfaqet në rrjetet sociale. Zajmina e ruan me fanatizëm privatësinë e fëmijëve të saj, por këtë herë nuk është kursyer duke i shfaqur teksa argëtohen në jaht, në bregdet, shkruan “Kosovarja”. Në pamjet e publikuara, ajo ka ndarë momente nga … Read more