Kjo është 24 vjeçarja nga Kaçaniku që vdiq nga aksidenti në Komoran
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran. Aty ka mbetur e vdekur e reja nga Kaçaniku, Rea Raka. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.