Kurti kërkon kohë shtesë për propozimin e kryetarit të Kuvendit, ndërpritet seanca

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha që ende s’kanë emër për kryetar të Kuvendit. Kurti e tha këtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke i kërkuar kohë kryesuesit të kësaj seance, Avni Deharit. “Rifillimi i bisedimeve u bë vetëm këtë javë, ne duam bisedime edhe me PDK-në edhe me AAK-në, ndonëse refuzimi i … Read more

Kurti fton Hamzën dhe Gjinin për takim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas ndërprerjes së seancës së konstituimit të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës. Kurti ka deklaruar se çdo përpjekje për konstituimin e Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për çështjen e presidentit do të çonte drejt një situate të re politike dhe mundësisë së shpërndarjes së … Read more

E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Olluri. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqtë e të ndjerit. “Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Fatmir Olluri. Pata fatin ta njoh Fatmirin gjatë viteve të luftës dhe … Read more

Rasti Thaçi dhe të tjerët hyn në fazën përfundimtare, Specialja publikon datat

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”, do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30. Seancat do të jenë publike dhe do të transmetohen në gjuhën shqipe, serbe … Read more

Gjocaj proteston para Kuvendit: Lidheni vendin me Amerikën, ndaleni ‘serbizimin’ e Kosovës

Aktivisti, Shpend Gjocaj ka ‘protestuar’ para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që vendin ta lidhin me gazin amerikan dhe të shfuqizohet ligji, siç e thotë ai, për ‘serbizimin’ e Kosovës, sepse sipas tij, në të kundërtën populli do ta marrë fjalën. Para mediave, ai shtoi se shpreson që sot, deputetët e Kosovës ta kenë parasysh … Read more

Abdixhiku deklarohet para seancës konstituive: Kemi afrim e me VV’në, por dallime në çështjen kryesore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku deklaroi se ka afrime më Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo ekzistojnë dallime në balancën demokratike, shkruan Insajderi. “Në këtë fazë, sa më shpesh që takohemi, më e mundshme është zgjidhja. Takimet janë të mira në aspektin e diskutimeve. … Read more