Arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës merr kahje tjetër, Avokati: S’ka lidhje me rastin e Arlindës

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar të shtunën e kaluar nën dyshimin për dhunë në familje.

Avokati i Berishës, Qëndrim Arifaj, ka thënë se çifti është në proces divorci dhe se klienti i tij nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, siç është raportuar në media.

Arifaj ka hedhur poshtë edhe pretendimet se klienti i tij e ka kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se do t’i ndodhë e njëjta gjë si Arlinda Zekajt.

Në një intervistë për IndeksOnline, avokati ka zbuluar detaje që deri më tani nuk janë bërë publike dhe që lidhen me debatet mes çiftit.

Leave a Comment