Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kishnarekë i Drenasit, Veli (Hasan) Bajraktari.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe të njohur të shumtë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 29 prill 2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Kishnarekë të Drenasit.
E pamja do të mbahet më 30 prill dhe 1 maj 2026, në odën e lagjes Bajraktari në Kishnarekë.
Ngushëllime familjes Bajraktari, farefisit dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
