Një moment mjaft emocionues ka ndodhur sonte në “Big Brother VIP Kosova”, ku është kujtuar ish-banori i ndjerë, Laurent Krasniqi.

Laurenti u rikujtua si një nga banorët që dha shumë për këtë format, duke lënë pas kujtime të veçanta.

Malli dhe lotët nuk munguan në këtë moment prekës, ku moderatorët, opinionistët dhe banorët e rinj nuk arritën t’i fshehin emocionet.
Kujtojmë se Laurent Krasniqi ndërroi jetë disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët dhe njerëzit që e njohën, shkruan Kosovarja.