Liki, pak para hyrjes në “BBVK”, e pranoi publikisht orientimin e saj seksual

Arlinda Morina, e njohur si Liki, ka qenë së fundmi mjaft aktive në intervista dhe paraqitje mediatike.

Regjisorja ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen, ndërsa njëra prej tyre lidhet me orientimin e saj seksual.

Në një intervistë të dhënë për Shpend Lipën, pak kohë para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Arlinda foli hapur për këtë pjesë të jetës së saj dhe tregoi se është lesbike. Ajo u shpreh gjithashtu se ndihet me fat që e ka njohur veten, shkruan “Kosovarja”.

Liki tashmë është bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ku është banorja e parë që i është bashkuar këtij edicioni./Kosovarja

Leave a Comment