Nderim Neziri: Jemi ekspertë për punët e huaja

Gazetari dhe opinionisti Nderim Neziri reagon shpesh në rrjetet sociale për çështje të ndryshme. I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, ai ka ndarë së fundmi një shkrim në Instagram, ku flet për prirjen e njerëzve për t’u marrë me çështjet e të tjerëve.

Në këtë shkrim, Neziri thekson se shpesh njerëzit përqendrohen te problemet e të tjerëve, ndërsa lënë pas dore ato që kanë në jetën e tyre personale, në marrëdhëniet në çift dhe në familje. Ai e përshkruan këtë dukuri me një mesazh kritik për mënyrën se si njerëzit i trajtojnë çështjet që i rrethojnë, shkruan “Kosovarja”.

“Na jemi ai popull që merremi me punët e krejt botës, ndërkohë që tonat i kemi ‘kërrsh’. Merremi me krejt, po kurrë me veten”, ka shkruar ai, duke shtuar se njerëzit shpesh dinë t’u japin zgjidhje problemeve të të tjerëve, por jo atyre të vetat.

Nderim Neziri: Jemi ekspertë për punët e huaja

Leave a Comment