Ja ku mund ta ndiqni ‘live’ Big Brother-Këto janë profilet e tre banorëve të parë

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka filluar.

Ndonëse data zyrtare e nisjes së madhe ishte paralajmëruar për më 30 tetor, produksioni ka vendosur të surprizojë të gjithë publikun duke i paraprirë spektaklit një natë më herët.

Sonte, për herë të parë në historinë e këtij formati në Kosovë, banorët e parë do të kalojnë pragun e shtëpisë më të famshme, një natë para nisjes zyrtare.

E para në shtëpi ka hyrë Arlinda, e cila është aktiviste për të drejtat e njeriut.

Pas saj, reperi Nochi.

Dhe, e treta Antoneta, e cila u bë e famshme në “Përputhen”.

Leave a Comment