- Policia jep detaje për arrestimin e kryer në Drenas
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Sipas policisë, rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Pas raportimit, hetuesit e NjHP-së, përkatësisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, kanë ndërmarrë veprime hetimore që çuan në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
I arrestuari, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë./DrenicaOnline/