Gërvalla nuk e pranon dështimin e institucioneve: Nëse ka pasur dështim, duhet të hetohet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se fillimisht duhet të kuptohet se çfarë ka ndodhur në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se nëse ka pasur dështime institucionale, ato duhet të kenë pasoja.

“Para së gjithash, duhet të kuptojmë çfarë ka ndodhur…”, deklaroi Gërvalla.

Megjithatë, ministrja nuk ka folur për përgjegjësinë e saj si Koordinatore Kombëtare e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna, ndonëse në faqen 54 të kësaj strategjie ajo figuron si përgjegjëse për zbatimin e saj.

Gërvalla nuk ka dhënë dorëheqje për dështimin në zbatimin e strategjisë, ndërsa në deklaratën e saj është mjaftuar me shprehjen e ngushëllimeve për vrasjen.

Leave a Comment