“Janë kërcënuar mësuesit që morën pjesë në protestë, efektivët kanë dhënë dorëheqjen”, Policia e Shtetit me reagim zyrtar

Policia e Shtetit ka deklaruar se prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjetet sociale disa informacione të pavërteta, në të cilat thuhet se janë kërcënuar mësuesit që ishin dje në protestë, pretenduar se u ishin dërguar nga policia.

Policia i ka cilësuar ato si përpjekje për të dëmtuar imazhin e institucionit dhe për të përhapur panik te qytetarët.

“Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë së Shtetit, me përmbajtje intimiduese, ku pretendohet se ata janë filmuar nga Policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do të kontaktohen për t’u komunikuar akuza. Sqarojmë se këto mesazhe nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia”, thuhet në njoftim.

Leave a Comment