Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Rexha, përmes një postimi në Instastory ka reaguar sa i përket edicionit të ri të “BBVK”, duke shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me mundësinë që Leonora Jakupi të jetë sërish opinioniste..

Ai ka thënë se një gjë e tillë do të ishte një zhgënjim i madh për të, pasi sipas tij, Leonora nuk e përfaqëson siç duhet as muzikën dhe as rolin e opinionistes, shkruan Indeksonline.

Rexha thekson se një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë t’i gjykojë situatat përmes argumenteve, e jo vetëm emocioneve.
Mbetet të shihet nëse Leonora Jakupi do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve këtë vit.
