Zjarr në studiot e Top Albania Radio, Ledion Liço reagon pas ngjarjes

Mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga zjarri studiot e Top Albania Radio.

Lajmin e bëri të ditur moderatori Ledion Liço përmes një postimi në Instagram.

Ai theksoi se janë duke punuar fort që të kthehen në normalitet.

Postimi i plotë:

“Një mëngjes i trishtë për topalbania.radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqsi e papritur jemi të gjithë mirë dhe duke punuar fort për t’iu kthyer normalitetit, duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe dashurinë”, ka shkruar Liço në Instastory.

Leave a Comment