Igli Tare paraqitet para ambientit të SPAK- i prezantohet akuza për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën për pastrim parash ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Sipas dyshimeve të raportuara, ai ka fshehur në emrin e tij dy vila që i atribuohen ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila i ka komunikuar akuzën për pastrim parash.

Tare është paraqitur në ambientet e SPAK-ut mëngjesin e 21 tetorit, ku është njohur me akuzën që rëndon ndaj tij.

Hetimet lidhen me dy vila, njëra në Palasë dhe tjetra në Dhërmi, të cilat dyshohet se i përkasin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por që, sipas pretendimeve të raportuara, janë fshehur në emrin e Tares.

Komunikimi i akuzës ndaj ish-futbollistit vjen një ditë pasi SPAK i komunikoi akuzat edhe Belinda Ballukut.

Balluku është marrë e pandehur për pesë vepra penale, të lidhura me 15 raste.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, akuzat mbeten pretendime që duhet të shqyrtohen nga drejtësia.

Leave a Comment