Lajm i trishtë, motra e aktorit kosovar ndërron jetë

Aktori i njohur kosovar, Ylber Bardhi, ka bërë të ditur se motra e tij, Besa, ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, aktori ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të së motrës, duke e kujtuar me fjalë prekëse.

“BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty. Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua”, ka shkruar ai.

 

 

Leave a Comment