Dita e pestë e protestës së dhunshme vijon me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Aktualisht në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” kanë mbërritur edhe forcat RENEA.
Forcat RENEA kanë mbërritur para Kryeministrisë.
Ata kanë krijuar një perimetër rreth këtij institucioni, shkruan A2.
Efektivët e RENEA-s janë të pajisur me armë të rënda zjarri.
Ndërkohë, policia ka avancuar për të zmbrapsur protestuesit.