Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku në shënjestër ka qenë automjeti në pronësi të avokatit shqiptar Idajet Beqiri.
Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se automjetit i është vendosur tritol. Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.
Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit në momentin e ngjarjes.
Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa mbetet ende e paqartë edhe identiteti i autorëve të mundshëm dhe motivi i sulmit.