Alaudin Hamiti ndan momente nga përgatitjet për sezonin e ri të BBVK: Xhirimet…

Pak para nisjes së sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti ka ndarë me ndjekësit disa momente nga prapaskenat e përgatitjeve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Hamiti shfaqet në ambientet e studios, ku shihet ekipi duke punuar për realizimin e materialeve të reja të formatit.

“Xhirimet e klipeve mbaruan”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Të gjitha këto pamje kanë shtuar kureshtjen e publikut për atë që do të sjellë sezoni i ri i BBVK-së, i cili pritet të rikthehet me të reja dhe surpriza për shikuesit.

Leave a Comment