Çlirim Haziri: Sonte, të gjithë në shesh – pa dallime, pa përçarje nga ora 21:00

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e paralajmëruar sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi, Haziri ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se ai duhet të zhvillohet pa dallime dhe përçarje.

“SONTE, TË GJITHË NË SHESH! Pa dallime. Pa përçarje. Për UÇK-në. Për sakrificën. Për lirinë. Zëri qytetar duhet të dëgjohet. Ora 21:00 | Sheshi ‘Skënderbeu’ JO NË EMRIN TIM”, ka shkruar Haziri”.

Leave a Comment