Hamza: Ligji për Specialen dhe presidenti janë çështje të ndara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se çështja e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është e ndarë nga çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Pas miratimit të Projektligjit për Specialen në lexim të parë, Hamza ka thënë se votimi për këtë ligj nuk lidhet me marrëveshje të tjera politike.

“Ligji për Specialen dhe presidenti janë çështje të ndara. Nuk është ligji çështje e marrëveshjeve tjera politike, për pozita”, deklaroi Hamza para mediave.

Ai ka theksuar se procesi për ndryshimin e Ligjit për Specialen duhet të trajtohet veçmas nga çështjet e tjera politike.

Leave a Comment