Projektligji mori 91 vota për, ndërsa në votim nuk morën pjesë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.
Me miratimin në lexim të parë, Projektligji pritet të kalojë në procedurat e mëtejshme parlamentare para shqyrtimit në lexim të dytë.

Debati për ndryshimet ligjore u zhvillua në një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa jashtë Kuvendit u mbajt protestë ku qytetarët dhe veteranët kërkuan miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.