LDK’ja s’mori pjesë në mbledhjen e komisionit ku u votua Projektligji për Specialen

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme te Komisionit për Legjislacion, ku në mënyrë unanime është votuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e LDK-së që është anëtare në këtë komision është Doarsa Kica-Xhelili.

Disa nga deputetët anëtarë të këtij komisioni kanë bërë me dije se nuk i dijnë arsyet e mungesës së deputetes së LDK-së në këtë mbledhje.

Leave a Comment